Interesante


Ju nënshtrua operacionit për tu bërë grua, u rikthye sërish në burrë

Postuar nga Isida Muco

8th November 2019



Në prill 1983, pas dy vitesh terapi të hormoneve, Walt Heyer iu nënshtrua një operacioni për ri-caktimin gjinor të tij dhe u bë grua. Ai mori emrin Laura Jensen.

Në 1991, pas tetë vjetësh jetesë si grua Heyer u kthye sërish në burrë pasi u pendua.

Por sipas Heyer ai nuk është i vetmi.

Në një intervistë për DailyMail.com, 79 vjeçari tha se u kthy në grua i bindur se kjo ishte përgjigja e problemeve të tij.

Por tani shprehet se ri-caktimin gjinor si kurë është kryhet gjerësisht dhe është një nga më të rrezikshmet e kohës sonë.

Sipas Heyer, njerëzit me probleme po shtyhen drejt ndryshimit të gjinisë kur ajo që u duhet të bëjnë është terapia për të adresuar çështjet themelore të tilla si abuzimi në fëmijëri, çrregullimi transvestik dhe një mori problemesh të tjera.