Lajme


Jeta e egër bëhet “hi”.

Postuar nga Isida Muco

6th January 2020



Ndërsa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarrit në qytetin bregdetar Victorian Mallacoota në Australi, stafit veterinar i është dhënë leja të hyjnë në zonat e përfshira nga zjarri për të asistuar me ndihmë kafshët e egra. Përveç humbjes së jetës njerëzore dhe humbjeve të pasurisë, ka pasur edhe mijëra imazhe që tregojnë kafshë të egra të ngordhura apo plagosura.

” Rreth 500 milion kafshë, përfshirë specie të rrezikuara në mënyrë kritike, tashmë janë zhdukur në zjarret,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Zoos Victoria, Jenny Grey.

“Bilanci i plotë është i pamundur të përcaktohet në këtë fazë të hershme.”

Megjithatë stafi veterinar foli për shenja shprese midis hirit pas mbërritjes.

Megjithë dëmtimet dhe traumat e tyre, trimëria e treguar nga jeta e egër në Mallacoota është frymëzuese,” tha Dr Leanne Wicker. Ai po punon së bashku me infermierin veterinar Evie Tochterman në Qendrën e Kontrollit të Incidenteve të krijuar nga qeveria në Victoria.