Lajme


Jep dorëheqjen me lot në sy kryeministri i Kosovës.

Postuar nga Isida Muco

19th July 2019



Ramush Haradinaj ka derdhur lot gjatë konferencës ku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.  Arsyeja për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Emocional mund të jem, por lotët nuk po i shoh e nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë.Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj.