Lajme


Italia ndalon publikimin e videove/fotove të fëmijëve në rrjetet sociale.

Postuar nga Isida Muco

5th January 2018



Publikimi i fotografive në rrjetet sociale është shumë i përhapur në vitet e fundit. Duke filluar nga lajmi i shtatëzanisë e deri te lindja, pastaj çdo e re nga fëmijët ndahet edhe me miqtë e rrjeteve sociale, por jo në të gjithë botën.

 

Kjo, pasi Italia e ka ndaluar muaj më parë publikimin e videove dhe fotove të fëmijëve në rrjetet sociale. Kjo ndodh në rastet kur njëri nga prindërit pranon publikimin e fotove të fëmijëve, ndërsa prindi tjetër është kundër.

 

Në hyrjen në fuqi të këtij ligji gjykata italiane, ka obliguar prindërit t’i fshijnë edhe fotografitë e mëparshme.

Autoritetet italiane paralajmërojnë se, vendosja e fotografive të fëmijëve fsheh rreziqe të mëdha, pasi këto foto mund të përdoren në faqet e internetit të pedofilëve.