Lajme


Intesa Sanpaolo: Rezultatet e Konsoliduara

Postuar nga Isida Muco

9th February 2018



Plani i biznesit të Intesa Sanpaolo për periudhën 2014-2017 u realizua, duke bërë të mundur që grupi të krijojë vlerë për të gjithë grupet e interesit dhe të kontribuojë në ekonomi me më shumë se 250 miliardë euro gjatë këtyre katër viteve.

Të ardhurat neto të deklaruara për vitin 2017 rezultuan 7,316 milionë euro. Kjo përfshin dhe kontributin e parasë publike prej 3.5 miliardë euro, duke kompensuar ndikimin në raportet e kapitalit që rezultojnë nga blerja e përgjithshme e “Banca Popolare di Vicenza” dhe “Veneto Banca”.

Të ardhurat neto rezultuan 3,813 milionë euro, pa përfshirë kontributin publik dhe ndikimin e blerjes së përgjithshme të përmendur më lart, dhe arriti në 4,450 milionë euro duke përjashtuar gjithashtu taksat dhe komisionet e tjera të industrisë bankare.

Propozimi për dividendët arrin vlerën 3.4 miliardë euro.

Cilësia e kredisë është përmirësuar.

Gjatë 27 muajve të fundit u regjistrua rënia e nivelit të kredisë me problem prej rreth 13 miliardë euro, i cili u arrit pa asnjë kosto të jashtëzakonshme për aksionarët. Zvogëlimi prej rreth 7 miliardë euro u arrit vetëm në 2017, duke përfaqësuar tashmë 43% të zvogëlimit të synuar për periudhën 2017-2019. Në fund të vitit 2017, pas ndikimit të zbatimit të standardit SNRF 9, raporti i kredisë me problem ndaj totalit të kredisë ishte 5.5% pa rregullimet, duke tejkaluar objektivin prej 6% planifikuar për në fund të vitit 2019.