Lajme


I vjedh të dhënat bankare ish-të dashurës dhe shkon në Paris me një tjetër, hakmarrja është spektakolare

Postuar nga Isida Muco

8th November 2018



Kishin qenë të lidhur për disa muaj bashkë, por e tyrja nuk rezultoi të ishte një dashuri e madhe. Kështu kur Angel Exford, 29 vjeç dhe Michael Fehsenfeld, 26 vjeç u ndanë, vajza nuk e mbajti mendjen gjatë, të paktën jo menjëherë, pasi surpriza erdhi një muaj më vonë.

Historia është treguar në rrjetin social Twitter nga vetë Angel me pseudonimin (Nee Cee, @blessed_angell), me hashtag #fraudbae.

Ajo që ka ndodhur është një histori vërtetë e denjë për filma, e cila është raportuar nga një pjesë e mirë e mediave angleze.

Gjithçka lindi në fund të muajit shtator, kur pas dy muajsh bashkë, Angel nisi të dyshojë se Michael kishte një tjetër. “E pyeta për vajzën që dyshoja nga Bristol dhe ai më tha se e kishte vetëm shoqe”, tregon Angel.

Por një ditë të bukur ndodhi diçka e çuditshme. Çifti organizoi një ekskursion, bashkë me shoqen e ngushtë të Angel dhe partnerin e saj, por në momentin e fundit Michael u tërhoq. “Kam humbur portofolin, kam të bllokuara kartat e mia, nuk di çfarë të bëj”, i tha ai, ku Angel për ta nxjerrë nga situata i dha kartën e kreditit.

Ajo kujton se atë ditë pagoi ajo si dhe i dha borxh 80 sterlina. Por që nga dita e nesërme, Michael bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vajza u ndje e tallur dhe mes tyre lindi një sherr, çka çoi në ndarjen mes tyre.

Por pas afro një jave, ai postoi në rrjetet sociale fotografi dhe video nga fundjava e kaluar me një vajzë tjetër. Angel u ndje keq, ndërsa ai bllokoi kudo në rrjetet sociale. Por si të mos mjaftonte kaq, një muaj më vonë ndodhi e papritura.

Kur Angel kontrolloi kartën e saj të kreditit, zbuloi se ishin shpenzuar disa qindra sterlina, për të cilat ajo nuk dinte asgjë.

Abonime, darka, por mbi të gjitha prenotime për bileta ajrore. Vajza u vu në kërkime të thelluara dhe zbuloi se me kartën e saj të kreditit ditën kur ia kishte dhënë hua Michael, dikush kishte prenotuar një udhëtim për dy persona nga Londra në Paris.

Rezultoi se fluturimi ishte prenotuar pikërisht nga Michael, bashkë me të dashurën e tij të re. Përveç biletave, me kartën e kreditit të Angel, ai kishte paguar prenotimin për hotelin, lulet e dërguara surprizë për të dashurën e re, si dhe biletat për të hyrë në muzeun e Louvre. Kështu Angel nisi të mendojë se si të hakmerrej, duke krijuar dyshime se lidhja mes tyre ishte ideuar me detaje më parë për të përfituar.

Kështu Angel dhe shoqet e saj menduan se si të bënin hakmarrjen më të mirë. Ajo e denoncoi dhe e arrestoi, pikërisht teksa po nisej për në Paris me të dashurën e tij të re.

Micahel u shpall fajtor më 22 tetor, duke u dënuar me 26 javë burg, si dhe 150 orë punë publike.