Lajme


I thanë se do vdesë, 25-vjeçarja hedh poshtë teorinë e mjekëve

Postuar nga Isida Muco

8th November 2018



Një vajzë e famshme në Instagram ka refuzuar që ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rregulluar një deformim në shtyllën kurrizore, që mund ti sjellë vdekjen.

Hayley Wakefield u diagnostikua me skoliozë në moshën 9-vjeçare kur prindërit vunë re zhvillimin e çuditshëm. Mjekët i paralajmëruan se shmangia e operacionit do të marrë jetën e 25-vjeçares.

Pasi bënë disa kërkime, ata zbuluan se nuk ka vdekur asnjë person në botë për shkak të kësaj gjendje. Hayley nga Arizona ka mbi 80 mijë ndjekës në Instagram dhe aty ka zbuluar historinë e saj për këtë rast.

“Kur u diagnostikova me skoliozë, mjekët i thanë familjes sime se nëse nuk bëja operacion, shpina ime mund të përkufizohej me zemrën time dhe të vdisja. Ne zbuluam se askush nuk kishte vdekur kurrë nga skolioza. Mjerisht, në fushën mjekësore tradicionale, ata nuk mësojnë metoda të tjera të trajtimit dhe shumë besojnë se operacioni është rruga e vetme. Nëse vendosni të futeni në kirurgji, ata vendosin shufra metalike në trup. Sa më e rëndë të jetë skolioza juaj, më pak gjasa ka që operacioni të ndihmojë në të vërtetë. Ju do të keni mungesë lëvizshmërie dhe të përjetoni më shumë ngurtësi dhe dhimbje se më parë”, shkruajti ajo.

Ajo vendosi që të merrej me ushtrime të ndryshme, të cilat do e ndihmonin që të forconte muskujt e shpinës dhe tani pamja ka ndryshuar.