Lajme


I dehur! Gjyshi hedh në furrën e druve nipin 11 muajsh

Postuar nga Isida Muco

1st February 2019



Një foshnjë 11-muajsh u dogj e gjallë në një furrë nga gjyshërit e tij, thotë policia.

Foshnja Maksim Sagalakov u la nga e ëma Viktoria, 20 vjeçe, në kujdesin e prindërve të saj në rrethin Khakassia të Rusisë.

Kur ajo u kthye, gruaja e shqetësuar zbuloi mbetjet e djegura të fëmijës në furrën e shtëpisë në fshatin Kharoy.

‘Gjyshërit ishin të dehur dhe e vranë foshnjën’, tha një deklaratë nga Komisioni hetimor rajonal i ngarkuar me hetimin e krimeve të rënda.

Një anëtar i familjes gjeti trupin e djalit të dëmtuar rëndë nga temperatura e lartë brenda furrës.

Një fqinj tha se gjyshërit ishin të dehur nga vodka.

Gjyshja, 42 vjeç dhe gjyshi, 47 vjeç, me mbiemër Miyagashev, janë arrestuar dhe një hetim penal ka nisur ndaj tyre për ‘vrasjen e qëllimshme të një të mituri të pafuqishëm’.

Fqinji Evgeniy Borgoyakov i tha televizionit rus se gjyshi ishte ‘i çmendur nga alkooli’.

“Ai u kthye në shtëpi dhe shtyu fëmijën në sobën e drurit”. 

Nënë Viktoria Sagalakova, 20 vjeç, la një mesazh emocional në mediat sociale.

‘Rri në paqe, djali im i dashur’, shkruante ajo. “Djali im i dashur. Dhimbja ime nuk lehtësohet as për një minutë. Si do të përballoj atë që nuk je me mua? Unë nuk mund të të përqafoj. Vetëm fotografia jote është këtu me syrin tënd të dashur dhe fytyrën e ëmbël”.