Lajme


Harta e prostitucionit, ja ku renditet Shqiperia.

Postuar nga Isida Muco

24th November 2017



Puna e seksit ka një sërë shtetesh ligjore në të gjithë botën. Disa shtete, përfshi dhe Shqipërinë e dënojnë prostitucionin, ndërsa të tjera kanë sistem ligjor që dënojnë vetëm klientët.

Në hartën e popullarizuar MapPorn, përdoruesi Gabbar-ka-baap ka shpërndarë këtë hartë botërore të koduar nga ligjet e saj të prostitucionit.

Me jeshile janë vendet ku prostitucioni është ligjor, si Holanda, Gjermania, Meksika etj. Me blu janë ngjyrosur vendet ku prostitucioni është ligjor, por nuk lejohen bordellot apo shtëpitë publike.Me të kuqe, ku hyn dhe Shqipëria janë vendet ku prostitucioni është i paligjshëm. Me portokalli janë shtetet ku është e paligjshme të blesh seks, por e ligjshme të shesësh seksin dhe këtu futen Kanadaja, Franca dhe dy vendet nordike, Norvegji dhe Finlandë.