Lifestyle


Hapet për herë të parë një “bankë dashurie”

Postuar nga Isida Muco

14th February 2018



Banská Štiavnica është qyteti i Marina Pischlovas, subjekt i poemës më të gjatë të dashurisë në botë. Poema me 2.900 rreshta, e shkruar nga Andrej Sladkoviç dhe e publikuar në vitin 1846, tregon fabulën e dashurisë së mallkuar mes poetit sllovak dhe Pischlovës.

Tani, shtëpia ku Pischlova jeton në Banská Štiavnica, 140 km në verilindje të kryeqytetit Bratislavë, shpreson të mbledhë parà duke fituar zemrat e çifteve romantike të Europës.
Në këtë shtëpi është hapur “epiqendra e dashurisë”, një ekspozitë interaktive që i dedikohet poemës. Në të përfshihet një kopje e veprës së Sladkoviç, libraria dhe një metër i dashurisë që supozohet se maste fuqinë e ndjenjave të çifteve.
Por, kasaforta që ndodhet nën shtëpinë do të jetë atraksioni kryesor për shumëkënd. Në tunelin e gjatë gjendet banka e dashurisë, që u lejon çifteve romantike të depozitojnë kujtime të devocionit ndaj njëri-tjetrit.
“Unë dhe i fejuari im do të kthehemi pas pak ditësh dhe do të depozitojmë biletat e kinemasë të takimit tonë të parë”, tha Dominika Hrabusova.
Çiftet lejohen të bëjnë depozitat e tyre vetëm në ditë të caktuara të vitit, më e afërta, Dita e Shën Valentinit. Poema që është përkthyer në gjermanisht dhe frengjisht është certifikuar si më e gjata në histori nga Akademia Botërore e Rekordeve, rivalja kryesore e librit të rekordeve “Guinness”.