Lajme


Hakerat sulmojnë në youtube këngën “Despacito”, zëvendësohet klipi me një mesazh mbi Palestinën!

Postuar nga Isida Muco

10th April 2018



Video muzikore e YouTube e këngës “Despacito”, e cila ka arritur më shumë se pesë miliardë shikime, është sulmuar nga hakerat ditën e sotme.

Më shumë se një duzinë artistësh të tjerë, përfshirë këtu: Shakira-n, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift janë prekur gjithashtu. Klipet e tyre origjinale ishin postuar nga Vevo ndaj fillimisht u mendua se ishte një sulm drejt kësaj kompanie dhe jo drejt artistëve.

Videoja Despacito është hequr disa minuta, por imazhi i saj është mbuluar me foton e një grupi që mbante maskë në fytyra duke treguar armët.

Hakerët, duke e quajtur veten Prosox dhe Kuroi’sh, kishin shkruar “Palestinë e lirë” nën videot.

Të dyja kompanitë si YouTube, ashtu edhe shërbimi për video muzikore “Vevo” janë kontaktuar nga mediat ndërkombëtare për të dhënë një koment.

Një llogari Twitter që duket se i përket një prej hakerëve ka postuar: “Është vetëm për argëtim e gjitha kjo. Mos më gjykoni se unë e dua YouTube-in”, ka përfunduar përdoruesi.

Eksperti i sigurisë në internet, Prof Alan Woodward, nga Universiteti Surrey, tha se nuk ka gjasa që hakeri ta arrinte këtë ndryshim kaq lehtë. “Për të ngarkuar dhe ndryshuar përmbajtjen e videos duhet të kërkoni një shenjë autorizimi e cila në gjendje normale është e pamundur që të jepet në rast se ti kërkon të fshish një video të dikujt tjetër. Pra, ose ky haker ka gjetur një mënyrë  që ta bëjë këtë ndryshim pa pasur nevojë për autorizim, ose ka marrë lejet në një mënyrë tjetër duke korruptuar punonjës të sigurisë së kompanisë”.

Megjithatë ky hakim ka ndodhur për pak minuta dhe tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Mund të vazhdoni t’i gjeni aty këngët tuaja të preferuara.