Lajme


Gruaja e Bashar Al Asadit shërohet nga kanceri i gjirit pa terapi

Postuar nga Isida Muco

5th August 2019



Faqja zyrtare e Presidencës së Sirisë, ka publikuar sot një intervistë të zonjës së parë të Sirisë, Asma Asadit, gruas së presidentit sirian Bashar Al Asadit në televizionin shtetëror të Sirisë në Damask.

Në intervistën për televizionin shtetëror dhe të publikuar te faqja zyrtare e presidencës siriane, zonja e parë siriane, Asma Al Asad, deklaroi se një vit pasi u diagnostikua me kancer gjiri, tashmë është shëruar plotësisht prej saj.

Asma Asad doli publikisht vitin e kaluar duke deklaruar se ishte diagnostikuar me kancer gjiri, deklaratë kjo e rrallë në botën arabe, ku figurat e shquara shpesh i fshehin sëmundjet e tyre.

Asma Asadi u shfaqte kohët e fundit pranë spitalit ushtarak në Damask, herë pas here me burrin e saj Bashar Al Asadin në krahë. Ajo vazhdoi aktivitetet e saj publike, duke u shfaqur me flokë të mbuluar.

Gjatë intervistës në televizionin shtetëror, Asma Asad zbuloi flokët e saj dhe dha një mesazh për të gjitha gratë, duke i inkurajuar ato që të shkojnë në kontrolle të rregullta për tu mbrojtur nga kanceri i gjirit.