Interesante


Greta, vajza që kandidon për çmimin Nobel të Paqes.

Postuar nga Isida Muco

15th March 2019



Greta Thunberg, është një nxënëse suedeze që ka frymëzuar një lëvizje ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike, ajo është nominuar si kandidate për të marrë çmimin Nobel për Paqen e këtij viti.

16-vjeçarja u nominua nga tre deputetë norvegjezë. Nëse ajo do të fitoje çmimin Nobel për paqen, Greta do të jete si një Malala Yousafzai e Pakistanit, e cili ishte 17 vjeç kur mori çmimin Nobel për Paqen.

Adoleshentja suedeze, e cila në faqen e saj të Twitter përshkruan veten si “një aktiviste të çështjes së klimës, me sindromën “Asperger”, nisi për herë të parë një grevë të shkollës për klimën përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar.

Që atëherë, ajo ka humbur oret e mësimit për të organizuar protestat e saj të rregullta. Ajo mori  vëmendje ndërkombëtare pas fjalimit në bisedimet e Klimës së OKB në Poloni në dhjetor dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar, raporton BBC. 

Greta përmes një postimi në Twitter është shprehur e nderuar që po kandidon për këtë çmim.