Showbiz


George Clooney mbron Meghan Markle: Po trajtohet njëlloj si Lady Diana

Postuar nga Isida Muco

13th February 2019



“Meghan Markle po trajtohet si Lady Diana!” Me këto fjalë aktori George Clooney i del në krahë dukeshës së Sussex, bashkëshortes së princit Harry të Anglisë.

Sipas tij, Meghan po trajtohet keq në mediat britanike, njëlloj siç është bërë më parë me Lady Dianën.

“Është një grua shtatë muajshe shtatzënë, e cila përndiqet dhe trajtohet keq. Historia përsëritet. Dhe fatkeqësisht e dimë se si do përfundojë”, tha aktori për revistën ‘Who’.

Kjo deklaratë e Cloonet, vjen pas publikimit të një letre nga mediat angleze, të cilën Meghan ia kishte shkruar të atit Thomas Markle, ku thoshe se ndihej e bërë copash, për shkak të intervistave dhe sulmeve të vazhdueshme.

Clooney i cili është mik me princin Harry, i doli në mbrojtje bashkëshortes së tij, duke thënë se është një trysni e papërballueshme për Meghan, shkruan noa.al.

Ai fajëson median britanike, duke thënë se po abuzojnë shumë me Meghan.

Për Clooney, sulmet e mediave britanike ku Meghan ka rënë pre, janë pasqyra e asaj që i ndodhi princeshës Diana, nëna e Harry dhe William, e cila vdiq tragjikisht në një aksident me makinë në vitin 1997, pikërisht teksa po ju largohej fotografëve.