Showbiz


Fundi i një epoke për Adriana Limën, heq dorë nga ‘krahët e ëngjëllit’

Postuar nga Isida Muco

9th November 2018



Adriana Lima ka njoftuar se nuk do të jetë më një ‘engjëll’ i Victoria’s Secret.

Supermodelja dha shfaqjen e fundit për shtëpinë e madhe të modës mbrëmjen e së enjtes.

Pas 20 vitesh, Adriana ka vendosur të heqë dorë nga ‘krahët e engjëllit’ dhe shkruan: “E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet e tua dhe më e rëndësishme që jo vetëm më dhe krahët, por më mësove të fluturoja.”

37-vjeçarja pushtoi pasarelën, ndërsa prezantoi koleksionin e fundit të të brendshmeve Victoria’s Secret.

Në mbrëmjen e madhe, që shënoi edhe fundin e një epoke për Limën, supermodelja u shfaq shumë emocionale dhe u prek ndërsa sfilonte.