Interesante


Frymëzuese; djali me sindromin Down bëhet i pasur duke shitur çorape online!

Postuar nga Isida Muco

12th July 2018



Kjo është historia e një të riu amerikan që ka ditur të investojë në ëndrrat e tij, duke i dhënë jetë një biznesi sa fitimprurës aq dhe solid: Një dyqan çorapesh online ku pjesa e madhe e fitimeve shkon për bamirësi.

‘I dua çorapet sepse janë zbavitëse, me ngjyra dhe mbajnë ngrohtë këmbët’. Me këtë thjeshtësi 21-vjeçari sipërmarrës newyorkez, që vuan nga sindromi Down, tregon çfarë e ka shtyrë të hapë John’s Crazy Socks, dyqanin e çorapeve online, që ka katalogun më ekstravagant të tregut.

‘Kam veshur çorape absurde për të gjithë jetën time, të cilat me japin mundësi të jem vetvetja’. Ka nga të gjitha llojet, nga ushqimet tek kafshët, nga personazhet e famshme tek objektet më të çuditshme. Nuk ka fantazi që i shpëton shitësit të tyre.

Ai që e shoqëron në këtë aventurë është babai Mark. Ishte pikërisht tek ai që John u drejtua dy vite më parë, pasi mbaroi gjimnazin, për të ndarë së bashku projektin e tij sipërmarrës. Fillimet nuk ishin aspak të lehta. Ishin shumë të paktë furnizuesin, që besonin në një start-up të lindur nga asgjë. ’Por kur zbuluan që në vitin e parë kishim faturuar 1.3 milion dollarë- tregon Mark- era ndryshoi për ne’.

Nga ajo kohë të dy vendosën të dhurojnë 5% të të ardhurave të tyre për bamirësi. Një pjesë e mirë u dha për shoqatat që merren me autizmin dhe sindromin Down. Kështu nga një bast i thjeshtë, John Crazy Socks u transformua në një sipërmarrje të vërtetë suksesi, me një faqe të inauguruar së fundmi.

Pavarësisht impenjimeve të mëdha John ka mbetur djali i dikurshëm. Sot i kalon ditët e tij duke paketuar porositë, duke zhvilluar iniciativat e reja dhe duke u marrë me punonjësit e tij. Edhe ata shumë të veçantë. ’Puna me njerëz që kanë probleme si të John është suksesi ynë dhe kjo s’na pengon aspak’, komenton Mark.

Nga ana tjetër morali i grupit është në qiell. ’Është bukur të kthehesh në shtëpi e lumtur pas një dite intensive pune’ shpjegon Elyssa. Alex, një tjetër bashkëpunëtor tregon: ‘E gjitha kjo tregon që në jetë mund të bësh gjithçka dëshiron’.

‘Kemi misionin për të shpërndarë lumturinë- duke u piketuar tek John dhe Mark- dhe në po e bëjmë nëpërmjet çorapeve’. Një mesazh që mbërrin i fortë dhe i qartë, aq sa faqja sociale e John’Crazu Socks, ka më shumë se 200 mijë ndjekës, mes tyre edhe ish presidenti Amerikan George HW Bush, që së fundmi ka bërë një porosi në dyqanin online. Për të dy kënaqësia më e madhe është që punojnë bashkë. ’Unë dhe djali im kemi një raport të veçantë- përfundon Mark- dhe e dimë që njëri ka nevojë për tjetrin. Jam një njeri me fat’.