Showbiz


“Forbes”- Kylie Jenner, miliarderja më e re në moshë.

Postuar nga Isida Muco

12th July 2018



Kylie Jenner ka hyrë në histori. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe për 3 vite ka arritur që të ndërtojë një perandori të sajën dhe një pasuri prej 900 milionë dollarë. E veçanta e Kylie-t është se ajo është bërë vetë kaq e pasur dhe nuk ka asgjë të trashëguar nga askush. Mirëpo si ia arriti Kylie Jenner të bëhet një nga vajzat më të pasura në botë?

20-vjeçarja ka një ndër kompanitë më të suksesshme të makeup-ve, “Kylie Cosmetics”, e cila e nisi punën e saj 3 vite më parë me produkte kozmetike që kushtonin vetëm 29 dollarë.

Forbes shkruan se Kylie ka fitime nga kjo kompani, plot 800 milionë dollarë, shto këtu edhe paratë që Kylie fiton nga serialet televizivë dhe reklamat që Kylie bën për kompani të tjera si Puma ose PacSun.

Nga të gjitha këto të ardhura, pasuria e Kylie-t sipas “Forbes” është 900 milionë dollarë. Madje Kylie ka kaluar edhe Mark Zuckerberg, i cili u bë miliarder në moshën 23-vjeçare. Ndërsa Kylie është kokë më kokë me Evan Spiegel, themeluesin e Snapchat i cili u bë miliarder në të njëjtën moshë me Kylie-n, 20 vjeç.

Gjithsesi, Kylie ka hyrë në histori si ndër të paktat vajza që bëhen miliardere vetë në moshën 20-vjeçare. Një tjetër element që e ka ndihmuar Kylie-n janë rrjetet sociale. Ajo ka 110 milionë ndjekës në Instagram dhe ky rrjet social është një burim i madh të ardhurash për nënën e Storm-it.