Lajme


Florida e rrezikuar nga uragani, Trump anulon vizitën në Poloni.

Postuar nga Isida Muco

30th August 2019



“Dorian” pritet të shndërrohet në uragan të madh sot dhe do të mbetet “i rrezikshëm” përgjatë fundjavës, teksa është duke thithur ujërat e ngrohta të Atlantikut. Ai u shndërrua në uragan të kategorisë së dytë me erëra të forta që arrijnë në 165 kilometra në orë.

Meteorologët parashohin që Dorian mund të godase Floridën Juglindore të hënën si uragan i kategorisë së katërt me erëra deri në 209 kilometra në orë. Stuhitë e kategorisë së katërtë kanë fuqi të shkaktojnë dëme që ekspertët i quajnë katastrofike, si shkatërrimin e shtëpive dhe dyqaneve, copëtimin e rrugëve dhe rrëzimin e drunjve dhe linjave të energjisë.

 Guvernatori Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjithe shtetin. Ndersa, presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e planifikuar në Poloni për “t’u siguruar se të gjitha burimet federale janë të përqendruara në stuhinë e pritshme. “Është shumë e rëndësishme për mua që të jem këtu”, tha presidenti Trump.

Banorëve përgjatë bregut të Atlantikut ne Florida u është thënë të jenë të gatshëm per nje evakuim te mundshëm. Ata po mbushin rezervuarët e makinave dhe po grumbullojnë rezerva ushqimore, ujë dhe pajisje emergjence.