Lajme


Festojmë së bashku Ditën e Verës. Vodafone Albania organizon koncertin e madh !

Postuar nga Isida Muco

13th March 2018



Vodafone Albania do te zhvilloje një koncert të madh me rastin e 14 Marsit Dites se Verës. Pas performancave të jashtëzakonshme të Sidrit Bejlerit, Eneda Tarifës, Fifit e Lorenc Hasramës, do të jetë e ftuar speciale edhe Arilena Ara, këngëtarja IN e momentit. I pari që do të ndezë zhurmën në orën 10:30, në skenën që do të ngrihet në Bulevard, pranë godinës së Kryeministrisë, do të jetë DJ Vicky. Do të ketë dhe numra baleti modern, ashtu siç do të ketë dhe plot lojra futuristike (VR, puzzle screen etj) apo dhe facepainting për fëmijë, në këndet e ngritura enkas për këtë lloj argëtimi, pranë Piramidës.