Lajme


Femrat rebele të goditen në pjesën intime. Urdhëri i çmendur i presidentit filipinas.

Postuar nga Isida Muco

13th February 2018



Gazeta amerikane “Washington Post”, shkruan se presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u tha ushtarëve javën e kaluar që t’i gjuajnë femrave rebele në organet gjenitale, e fundit kjo pas një serie vërejtjesh të dhunshme dhe të pahijshme.

Presidenca e Duterte-s është përcaktuar nga dhuna, ndërsa pas dhunës edhe me gjuhën misogyniste.

Qëkur erdhi në pushtet për një premtim për të vrarë të gjithë përdoruesit e drogës dhe tregtarët në vend, mijëra filipinas janë qëlluar për vdekje, duke bërë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të hapë një ekzaminim paraprak.Duterte rregullisht denigron dhe kërcënon gratë, por kur sfidohet, ai këmbëngul se kjo ishte vetëm një shaka. Vetëm javën e kaluar, zëdhënësi i tij, Harry Roque, akuzoi gratë për “kundërpërgjigje” ndaj komenteve të presidentit.Duterte vë në dukje hapur dhunën ndaj grave, kontribuon në ndëshkimin e tyre dhe më tej konfirmon veten si një “macho-fascist” më të rrezikshëm në qeveri tani”, tha një përfaqësues i Gabriela, organizatë feministe.