Interesante


Fëmija që bën detyrat nën dritën e një fast-food-i…Fotoja prek!

Postuar nga Isida Muco

14th March 2019



Çdo natë përdor dritat e restorantit për të studiuar, pasi aty ku jeton nuk ka elektricitet. Por kjo nuk e shkurajon aspak!

Pabarazitë që ekzistojnë në botën ku jetojmë, janë të pabesueshme!

Ndërkohë që disa njerëz kanë gjithçka duan, të tjerë përpiqen të mbijetojnë dhe bëjnë ç’të munden.

Fatkeqësisht, shumë fëmijë jetojnë në kushte të tmerrshme dhe nuk kanë strukturën e nevojshme për t’u rritur të shëndetshëm dhe të lumtur.

Në një realitet të jetës, ku ushqimi është diçka e rrallë, librat dhe fletoret kthehen në një lluks të madh.

E megjithatë, edhe në këto kushte mund të gjesh shembuj të shpresës dhe dedikimit: njerëz që, edhe pse të vegjël në moshë, janë të gatshëm të transformojnë ‘botën e tyre’!

Ky është mesazhi i madh që një fëmijë filipinas i transmeton botës, pasi u fotografua në një moment shumë të veçantë.

Një student filipineze, e quajtur Joyce Torrefranca ka realizuar një foto shumë prekëse.

Fotoja tregon një fëmijë të pastrehë, i gjunjëzuar mbi dysheme me një lapës në dorë, një libër të hapur dhe një tryezë të improvizuar.

Fëmija bënte detyrat e shkollës dhe përdorte dritat restorantit të McDonald’s për të parë.

Historia e familjes është shumë e trishtueshme:

Shtëpia e tyre u shkatërrua tërësisht gjatë një zjarri dhe jetonin në një dyqan, ku punonte e ëma. Ajo, vejushë, kujdeset për djalin dhe për një tjetër fëmijë, i cili është i sëmurë.

Gjithnjë përballë këtij realiteti, fëmija ka vazhduar të vlerësojë mësimet dhe ka vënë në lëvizje shumë student që kanë parë këtë skenë.

Ka njerëz që kanë të gjitha mundësitë për studim, por shpesh nuk vlerësojnë këtë mundësi që u është dhënë.

Fëmija quhet Daniel Cabrera dhe është 9 vjeç. Çdo natë ai përdor dritat e restorantit për të studiuar, pasi aty ku jeton nuk ka elektricitet. E megjithatë, kjo nuk e shkurajon aspak:

“Pavarësisht situatës sime, jam i vendosur të përfundojë studimet e mia dhe të jem në gjendje të ndihmoj familjen time”, ka thënë Daniel për CBN News.

Një nga mësueset e djalit, Rosalina Detuya, nënvizon inteligjencën e tij: “Daniel është një fëmijë i lumtur. Është edhe inteligjent dhe merr pjesë dhe përgjigjet gjatë bisedave në klasë, është shumë aktiv në mësim!”

Kur fati merr kthesë:

Realiteti familjar nisi të ndryshojë pasi fotoja e realizuar nga studentja Joyce, u publikua në Facebook.

Kështu, u mblodhën shumë donacione, ku përfshiheshin një bankë ku djali të mësonte, një uniforme shkolle dhe këpucë. Mbi të gjitha, tani ai dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi të tyren, qiranë e së cilës e paguan një prift i rajonit të vogël.