Lajme


Fëmija emigrant 10 vjeç, gjendet i vdekur në bagazhin e avionit

Postuar nga Isida Muco

10th January 2020



Kufoma e një fëmije rreth 10 vjeç, u gjet mëngjesin e kësaj të mërkure të 7 janarit, në bagazhin e një avioni ‘Air France’, në aeroportin e Parisit, “Charles de Gaulle”.

Policia deklaroi se kufoma i përket një fëmije emigrant klandestin, i cili ishte fshehur në pjesën e bagazhit, më konkretisht në zonën e rrotave të avionit të fluturimit AF703,

Kompania ajrore shprehu ngushëllimet për ngjarjen, duke e cilësuar si dramë njerëzore.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet i fshehur mes rrotave që përdoren për uljen e avionit.

Avioni ishte nisur nga zona franceze e Abidjan, teksa kufoma u zbulua rastësisht nga punonjësit e kompanisë.