Lajme


Epiqendra e tërmetit në Durrës, flet prefekti Nasto

Postuar nga Isida Muco

4th July 2018



Lëkundjet e tërmetit të ndjera sot në vendin tonë kanë sjellë vetëm dëme materiale.

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, tha se në Manzë është shembur çatia e një shtëpie, ndërsa janë çarë muret e një supermarketi në lagjen 17 të qytetit bregdetar”.

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë sot në kryeqytet, si dhe në zonat përreth. Tërmeti me epiqendër në Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 e shkallës Rihter, u ndje edhe në disa qytete të tjera, në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Fier, Lezhë, Kavajë etj.