Lajme


Eklipsi më i gjatë i shekullit shfaqet sonte

Postuar nga Isida Muco

27th July 2018



Sonte ne mbremje do te shfaqet eklipsi i plotë i Hënësi cili eshte cilesuar si  më i gjati i shekullit.

Në këtë mbrëmje toka do të gjendet në mes të Diellit dhe të Satelitit, duke projektuar mbi të një kon hijeje.
Hëna do të ngjyroset me të kuqe për 103 minuta.

 

Dukuria do të jetë e dukshme në Evropë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore, duke nisur nga ora 21:00.

Ky spektakël mund të shihet me sy të lirë, pa asnjë rrezik. Dylbitë, dhe teleskopët do të mundësojnë me shume detaje.

Faza e plotë parashikohet rreth orës 21.30 deri 23.13, ndërsa kulmin e saj do ta ketë rreth orës 22.22.

Ajo e eklipsit do të jetë edhe një minihënë, sepse sateliti do të gjendet në distancë maksimale nga planeti jonë, më shumë se 406.000 kilometra.
Ndër të tjera Marsi, pikërisht mbrëmjen e sotme do të ndriçojë më shumë se zakonisht duke qenë në një pozicion të kundërt me Diellin në krahasim me Tokën.