Lifestyle


E pabesueshme! Çifti gjen para, diamante dhe ar në kopshtin e shtëpisë

Postuar nga Isida Muco

16th May 2018



Një cift në ishullin Staten që po mbillte pemë në kopshtin e pasmë të shtëpisë, u trondit kur zbuloi kuti metalike të mbushur me ar, diamante dhe para.

Matthew dhe Maria Emanuel po zëvendësonin disa pemë kur bënë zbulimin e pabesueshëm me vlerë 38 mijë paund.

Ata kishin 4 vite që jetonin në atë shtëpi, por nuk ishin në dijeni të thesarit derisa filluan gërmimet për vendin e pemëve.

Në një intervistë për CBS New York, Matthew tregoi se kutia mbante një copë letër me adresë në të, që lidhej me shtëpinë e fqinjëve të tyre.

“I rashë derës së tyre dhe i pyeta nëse janë grabitur ndonjëherë dhe më thanë se kishte ndodhur në 2011”, tha ai. Bashkëshorja Maria tregoi se nuk mund të mbanin dicka që nuk i përkiste atyre.

Pasi ia kthyen thesarin, moren shumë falenderime dhe mirënjohje. Për këtë zbulim, ata vendosën një statujë elefanti që lidhej me zbulimin e jashtëzakonshem.