Lajme


“E nesërmja nuk është në dorën tonë”, mesazhi i fortë i Dom Gjergj Metës pas panikut nga tërmetet.

Postuar nga Isida Muco

23rd September 2019



Drejtuesi i Dioqezes së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka bere thirrje per qetesi dhe ka shperndare nje mesazh per te gjithe shqiptaret qe pas panikut nga termeti i te shtunes dhe lajmeve qe shkaktuan nje situate kaotike mbremjen e te dieles, “e nesermja nuk eshte ne doren tone dhe jeta jetohet sot”.

“Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë. Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu”, shkruhet ne mesazh.

Të dashur miq,

pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.

Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.

Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin!

Ditë të bukur

+ d. Gjergji