Lifestyle


E habitshme se çfarë tregojnë veshët për ne dhe shëndetin tonë

Postuar nga Isida Muco

16th May 2018



E keni menduar ndonjëherë që veshët mund të tregojnë shumë për ju? Po, ekziston një lidhje neurologjike mes pjesëve të trupit tonë dhe organeve të brendshme.  Nëse sheh veshin me detaje  mund të mësosh shumë gjëra rreth shëndetit tënd, madje mund edhe të parandalosh shumë të tjera.

Por çfarë thonë ata për ne?
1. Veshët shërbejnë si tipar identifikues.

Që në lindje veshët tonë janë të formuar plotësisht. Ato nuk ndryshojnë me rritjen tonë, pavarësisht ndryshimeve shumë të vogla. Kështu që, njësoj si shenjat e gishtërinjëve edhe veshët janë identifikues për secilin nga ne.

2. Gjenet reçesive apo dominante?

Sipas një studimi  pjesa fundore e veshit e ngjitur pas pjesës së kokës konsiderohen si recesive (tipar i trashëguar, por i pa shfaqur fizikisht). Ndërsa ato që janë më të lira, gëzojnë tiparin dominant.

3. Mund të keni probleme me zemrën.

Nëse në pjesën fundore të veshit (ose siç njihet ndryshe si llapa) ekziston një prerje diagonale, jeni te prirur të keni probleme me arteriet.

4. Mungesë vitaminash dhe kalçiumi

Nëse veshët tuaja kanë ngjyrë shumë të zbehtë, do të thotë se trupi yt ka mungesë vitaminash dhe kalçiumi.

5. Probleme me veshkat

Nëse veshët tuaj qëndrojnë gjithë kohën të kuq në pjesën e brendshme, mund të jetë një tregues i problemeve me veshkat.

6. Ose me trurin

Nëse ngjyra e tyre është e kuqe e fortë mund të jetë një paralajmërim e humbjes së memorjes, dhimbje koke ose probleme të tjera.

Dhe nëse e vini re, të gjitha pjesët e veshit tregojnë diçka për organet e brendshme e ndërsa vetë ai duket si një fëmijë brenda barkut të nënës.