Lajme


Duket se protokolli s’ka aq vlere per te: Dukesha e Sussex, kaq seksi!

Postuar nga Isida Muco

11th June 2018



Që prej ditës kur aktorja Meghan Markle u prezantua si e dashura e princit Harry, lajmet për të nuk kanë reshtur për asnjë moment, ndërkohë që edhe kësaj rradhe duket se ajo ka thyer përsëri protokollin e Pallatit Mbretëror.

Ditën e djeshme çifti i sapomartuar janë paraqitur në ceremoninë e mbajtur në ndër të 92 vjetorit të mbretëreshës Elisabeth, teksa Markle është diskutuar shumë për veshjen e saj.

Dukesha e Sussex është paraqitur në “Parakalimin e Ngjyrave” me një fustan dhe kapele rozë të çelur, ndërsa një detaj ka tërhequr vëmendje, shpatullat e hapura të saj.

Sipas Protokollit mbretëror, femrat e familjes nuk lejohen kategorikisht të veshin fustane ku ekspozohen shpatullat.

Por këto rregulla për Meghan Markle duket se nuk kanë asnjëlloj vlere, pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Aktorja amerikane për herë të fundit u diskutua gjatë po për një fustan që ishte disi i shkurtër.