Lajme


Drejtori i CIA: Presidenti i SHBA-së, plotësisht i aftë për funksionin që kryen.

Postuar nga Isida Muco

8th January 2018



Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, deklaroi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump plotësisht është i aftë për funksionin që kryen, pasi kupton çështjet komplekse.

 

Aftësitë mendore të Trump janë vënë në pikëpyetje në librin “Fire and Furry…” të gazetarit Michael Wolff, i publikuar të premten.

 

Trump në këtë libër përshkruhet si një injorant dhe Wolff ka theksuar se njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan dyshojnë në aftësitë e tij për të udhëhequr shtetin.

Por, Pompeo tha për televizionin amerikan Fox News, se pohimet e tilla janë qesharake, pasi Trump është i aftë të udhëheqë ushtrinë amerikane.

Shefi i CIA-s tha se një pyetje e tillë shtrohet nga njerëzit që nuk pranojnë faktin se Trump është president i SHBA-së.