Lajme


Drama e Ron Ely, bashkëshortja e ish Tarzanit vritet nga djali i tyre, i cili ekzekutohet nga policia

Postuar nga Isida Muco

17th October 2019



Një dramë e vërtetë familjare për aktorin amerikan Ron Ely, bërë i famshëm për interpretimin e Tarzanit në seritë televizive të Nbc në vitet 60. Bashkëshortja e tij është goditur me thikë për vdekje në shtëpinë e tyre në Californi, nga djali i tyre 30-vjeçar, i cili më pas është vrarë me armë nga forcat e policisë, që kanë ndërhyrë në vendngjarje.

Gjithcka ka nisur nga një telefonatë bërë policisë në numrin 911. Autoritetet kanë gjetur Valerie Lundeen Ely, 62 vjeç, të vdekur për shkak të goditjeve me thikë. Policët kanë folur me aktorin dhe kanë identifikuar djalin e tyre, 30-vjeçarin Cameron, si të dyshuar dhe e kanë gjetur jashtë banesës së tyre të Hope Ranch, në një shtëpi luksoze pranë Santa Barbaras, në Californi. Sipas autoriteteve i riu ka paraqitur rrezikshmëri për policinë dhe katër prej tyre kanë hapur zjarr duke e vrarë në vend.

Ron Ely me interpretimin e Tarzanit nga vitet 1966 deri në 1968 fitoi një popullaritet të madh. Në vazhdimësi aktori interpretoi edhe në seritë televize si “The Aquanatus”, “Burri i detit”, duke interpretuar një Superman ‘alternativ’ në ‘Superboy’, “Renegade” dhe “Sheena.