Lajme


Dorëhiqet presidenti i çmimit ”Pulitzer”, pas akuzave për abuzim seksual.

Postuar nga Isida Muco

11th May 2018



I akuzuar për abuzim seksual nga një shkrimtare, presidenti i çmimit prestigjioz ”Pulitzer”, Junot Diaz është tërhequr nga presidenca, ndërsa pritet të nisë një hetim i pavarur në lidhje me këto akuza.

Më 4 maj, gjatë një panairi të organizuar në Sidnej, Australi, gazetarja Zinzi Clemmons përmendi emrin e Junot Diaz në lidhje me një incident që kishte ndodhur mes tyre gjashtë vjet më parë, sipas disa mediave.

Në një mesazh të postuar më vonë në llogarinë e saj në Twitter, ajo pohoi se autori, fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2008 për librin ”Jeta e shkurtër dhe e mrekullueshme e Oscar Wao” e kishte përqafuar me forcë.

”Nuk jam e vetmja viktimë e tij”, shkruan ajo, e cila në atë periudhë ishte studente në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Nuk pranoj më të qëndroj e heshtur.

Të enjten, këshilli i çmimit ”Pulitzer” njoftoi se ka nisur një hetim të pavaur në lidhje me këto akuza, duke sqaruar se Junot Diaz ishte dakort dhe do të bashkëpunonte në hetime.

Junot Diaz dha dorëheqjen nga funksioni i presidentit, por mbetet anëtar i bordit të çmimit ”Pulitzer”.

Që prej publikimit të skandalit ”Weinstein” në fillim të tetorit, dhjetëra personalitete me ndikim nga bota e artit, politikës dhe gazetarisë janë akuzuar për ngacmim seksual, ose përdhunim.