Interesante


Do ta kalonit natën në një suitë horror? Ja çfarë ofron ky hotel.

Postuar nga Isida Muco

13th September 2019



Pak javë para festës së Halloween, një hotel meksikan ofron mundësinë që të kaloni tri netë në një suitë të veçantë të frymëzuar nga muzeu i mostrave të regjisorit Guillermo del Toro. Suita ndodhet në një hotel në Guadalahara, e dekoruar me gjërat më të frikshme që mund të çoni në mendje.

Dhoma do të jetë e hapur në datat 3-6 tetor dhe një natë do të kushtojë 150 dollarë. Muret, që duket se janë marrë nga skenat e një filmi horror, janë dekoruar me vepra arti të frymëzuara nga Frankenstein dhe personazhe të tjerë të frikshëm. Nuk mund të mungonin kukulla të frikshme porcelani, si edhe një dorë e prerë që mbahet në një enë xhami.