Lajme


Dita Ndërkombëtare e Radios.

Postuar nga Isida Muco

13th February 2019



Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron. 13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

“Përmes radios ne kemi mundësi që në një kohë reale të përçojmë, shkëmbejmë dhe bëjmë interaktivitet me shqetësimet, problemet apo sukseset që ka një komuniteti i caktuar”, thotë studiuesi Arben Muka.