Lajme


Dëgjojnë muzikë, dy gra afgane rrihen me kamzhik në publik

Postuar nga Isida Muco

3rd April 2019



Të ftuara në një dasmë ato kanë dëgjuar muzikë dhe kanë parë kërcimet. Më këtë ‘akuzë’ dy gra afgane, të veshura me burka, në gjunjë, goditen me kamxhik në një video të xhiruar nga talebanët në provincën afgane të Nuristan.

Pamjet që po qarkullojnë në Twitter, të postuara si propagandë nga vetë talebanët, jane publikuar nga media të ndryshme.

 

Disa komentues e kanë përdorur atë kundër atyre që mbështesin tentativat për bisedime dhe paqe në Doha, mes Talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.