Sport


Conte zbulon kartat, gati 4 blerjet e reja.

Postuar nga Isida Muco

13th September 2019



Interi i ri është gati ti shërbehet i plotë publikut zikaltër. 2 ndeshje 2 fitore kanë mjaftuar për të vendosur në qendër 2 imazhe të reja, Lukaku dhe Sensi, tani është radha për të parë Interin e plotë. 7 ndeshje në 23 ditë, një kalendar super i ngarkuar dhe i vështirë, i cili parashikon sfida kundër Milan, Lazio, Barcelona e Juve, e detyron Antonio Conte të hedhe në fushë të gjithë artilerinë e rëndë. Barella, Godin, Sanchez e Lazaro janë 4 imazhet e reja që Conte ka bërë gati, 4 lojtarë të cilët pritet të përforcojnë akoma më shumë një ekip kompakt.

Duke nisur nga sfida kundër Udinezës të gjithë janë në dispozicion të trajnerit. Grumbullimi me kombëtaret respektive i ka bërë mirë disa lojtarëve si Sanchez dhe Lazaro, sulmuesi kilian u rikthye në fushë pas dy muajsh dhe është gati të luaj dhe kundër ish ekipit të tij, Udinezes. Diedo Godin refuzoi Uruguain për Inter, qendërmbrojtësi pritet të zbrese në fushë si titullar në sfidën e së shtunës. Me Godin të rikuperuar plotësisht, për herë të parë Conte mund të formoje treshen e tij të ëndrrave, Godin, De Vrij dhe Skriniar, një mur i vërtetë përballë Handanovic.