Lajme


Bebe Rexha në Bubq: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, do ndërtoj dy shtëpi

Postuar nga Isida Muco

2nd December 2019



Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruara nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.