Lajme


BE bën propozimet e para për luftën kundër dezinformimit në internet.

Postuar nga Isida Muco

26th April 2018



Brukseli prezantoi sot propozimet e tij për të rritur luftën kundër dezinformimit në internet duke inkurajuar Facebook dhe Twitter të bëjnë më shumë për eliminimin e lajmeve të rreme (fake news), pa arritur deri në rekomandimin e një rregulli.

Duke nënvizuar nevojën në rritje të garantimit të proceseve demokratike të besueshme pas skandalit Facebook/Cambridge Analytica për shpërndarjen në kuadrin zgjedhor të të dhënave personale, Komisioni Europian u tregua relativisht i pavendosur në propozimet e tij.

Ai publikoi sot një “komunikatë”, që do të thotë një dokument politik që nuk ka efekte ligjore, në të cilën ai shfaq mendimin e tij.

Komisioni propozon aty “një kod sjelljeje” për Google dhe Facebook, veçanërisht për të luftuar kundër dezinformimit në internet.

Shqyrtimi i reklamave politike dhe përshpejtimi i mbylljes së llogarive që publikojnë fake news bëjnë pjesë mes masave që platformat janë ikurajuar të zbatojnë.