Lajme


Bashkëshorti francez i Salma Hayek jep 100 milion euro donacion për Notre Dame!

Postuar nga Isida Muco

16th April 2019



Bashkeshorti francez dhe milioner i aktores Salma Hayek do te jape 100 milion euro, ne ndihme per rindertimin e Katedrales Notre Dame. Vendimi i tij erdhi pasi presidenti Macron lançoi nje fushate kombetare per te mbledhur fonde ne restaurimin e katedrales 850-vjeçare.

Francois-Henri Pinault  beri te ditur kete vendim pas oreve nen flake te zemres se Parisit, katedrales se famshme. Pinault, i cili u martua me aktoren meksikano-amerikane Salma Hayek ne vitin  2009, eshte shef ekzekutiv i Kering, qe zoteron brendet e modes si  Gucci dhe Yves Saint Laurent.