Lajme


Basha në Ishëm: Banorë të braktisur, duhet vëmendje urgjente

Postuar nga Isida Muco

3rd December 2019



Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Ishëm për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i një jave më parë.

Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët thanë se nuk u ka shkuar askush për ndihmë.

“Nuk ka ardhur kush të na pyesë. I pari je ti”, i tha një banor kreut të opozitës.

Nga ana e tij kreu i opozitës u shpreh se është shumë e rëndësishme që autoritetet të shkojnë pa vonesë në Ishëm, të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.

Ai tha se banorët ndihen të braktisur, dhe kërkoi vëmendje urgjente për t’iu ardhur në ndihmë.