Lajme


Banorët i kërkojnë libra, kryeministri Rama: Do hapim bibliotekë që ta lini bosh

Postuar nga Isida Muco

2nd December 2019



Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ish-Kënetën në Durrës ku u takua me banorët e zonës së prekur nga tërmeti, të cilët kishin ankesa nga më të ndryshmet.

Shqetësimi për fëmijët i ka bërë disa prindër që pyesin se ku do i gjejnë sërish librat e shkollës.

Kryeministri nuk hezitoi ti përgjigjej duke i thënë se do i hapin së shpejti bibliotekë, të cilën do e lënë bosh.

“Librat? Po ça libri të duhet se ta sjell unë. Do ju hapim bibliotekë pastaj e do ta lini bosh”, u shpreh Rama.

Pas kësaj, kryeministri u largua për të takuar banorë të tjerë të zonës.a.m Noa.al