Lajme


Amerika kërkon Oprah Winfrey për presidente ?!

Postuar nga Isida Muco

9th January 2018



Gjatë ceremonisë së Golden Globes dy dite me pare, personaliteti televiziv amerikan, Oprah Winfrey mbajti ndoshta fjalimin më të mirë të mbrëmjes. Ajo iu referua abuzimit seksual, racizmit, seksizmit dhe për shumë, mesazhi që përcolli i ngjasonte atij të një presidenti.

Mijëra njerëz filluan të postojnë nën hashtagun Oprah2020 dhe Oprahforpresident. Është e qartë. Amerika kërkon Oprah-n presidente. Po ajo vetë ç’mendon për këtë?

Mesa duket, moderatorja po e konsideron seriozisht rolin që po i kërkojnë të marrë. Dy njerëz pranë saj folën për CNN të hënën dhe treguan se të afërmit po e shtyjnë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ajo vetë apo përfaqësuesi i saj nuk kanë komentuar në lidhje me fjalët që po qarkullojnë.