Lajme


Aksidenti i Princit Filip, 97-vjeçari i kërkon falje gruas që plagosi

Postuar nga Isida Muco

28th January 2019



Duka i Edinburgut u përfshi në një aksident automobilistik më 17 janar dhe plagosi një grua. Ajo deklaroi se Princi Philip nuk i kishte kërkuar falje dhe prandaj kërkonte dënimin e tij.

Tashmë, 97-vjeçari ka reaguar duke i uruar Emma Fairweather një “shërim të shpejtë” dhe duke shtuar se ishte “disi i tronditur pas aksidentit”.

Automjeti i tipit “Land Rover Freelander” u përplas me një automjet “Kia” që drejtohej nga mikja e zonjës Fairweather.

Vete Princi u shpreh se nuk e vuri re pasagjeren per shkak te diellit qe i ra ne sy dhe qe solli per pasoje, goditjen.