Showbiz


Adele kërkesë për divorc nga bashkëshorti Simon Konecki

Postuar nga Isida Muco

13th September 2019



Adele ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.

Dokumentat  e divorcit u paraqitën në një gjykatë në Los Angeles.

Një përfaqësues i çiftit tha se ata janë të angazhuar për të rritur djalin e tyre së bashku.

Adele lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012. Ajo u martua me Koneckin, një bankier investimesh në 2016 pas 5 vitesh lidhje.

Ata u martuan në një ceremoni sekrete dhe Adele adresoi publikisht dasmën për herë të parë gjatë një fjalimi pranimi në Grammys 2017, ku ajo falënderoi burrin e saj.

Çifti njoftoi ndarjen në prill dhe kërkoi privatësi.