Lajme

Abuzon dhe përfundon në burg, pas 18 vitesh vihet në kërkim të saj: Duhet të vdesësh!

Postuar nga Isida Muco

1st November 2019

Abuzon seksualisht me një vajzë 12 vjeçe dhe përfundon në burg, por pas 18 vitesh shkon që ta kërkojë në Bologna të Italisë. Një makth i së kaluarës, i cili riktheu sërish frikë mes janarit dhe shkurtit të këtij viti për të dëmtuarën.

Në fillim e shqetësoi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas personalisht në Bologna, kur ajo tashmë 30 vjeçe, ishte në punë.

Kur u prezantua në vendin e saj të punës, ajo nuk ishte por u përball me kolegët e saj të cilëve iu drejtoi kërcënime të ashpra, duke bërtitur “Duhet të vdesë”.

Gjithçka pasi ai, një 36-vjeçar nga Napoli, n vitin 2001, kur ishte 18 vjeç, përdhunoi të miturën 12-vjeçare, të cilën e kishte fqinje. Një episod të cilin e mitura gjeti forcë ta denoncojë vetëm kur arriti moshën madhore dhe për këtë ngjarje në vitin 2015, i dyshuari u dënua nga Gjykata e Bologna për abuzim seksual.

Pas tre vitesh e dy muaj në qelitë e burgut të Bollate, 36-vjeçari në mes të vitit 2018 doli nga qeli dhe pas pak muajsh u vu në kërkim të gruas, tashmë 30 vjeçe.

36-vjeçari i papunë dhe pa vendqëndrim fiks, tentoi që ta kontaktonte gruan në rrjetet sociale, ku publikoi në profilin e saj një video ku shihej një burrë duke ngacmuar një vajzë. Siç vërtetuan hetimet, ai u paraqit në vendin e saj të punës dhe e kërcënoi.

Por i dyshuari nuk arriti që ta takojë asnjëherë të renë, pasi pronari i kompanisë ku ajo punonte, për motive sigurie e transferoi në një seli tjetër të kompanisë.

Në muajin shtator u mbyllën hetimet ndaj tij, duke bërë që policia ti drejtohet avokatit të të dyshuarit, duke qenë se prej tij nuk kishte gjurmë, shkruan noa.al.

Vetëm këtë të hënë ishte vetë ai që telefonoi policinë, të njëjtin rajon ku gruaja ku kishte bërë denoncim. Duke folur për viktimën tha se, “Do ju bëj ta gjeni trupin e saj para kazermës, do e gjeni pas stacionit”.

Kështu Prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij, duke bërë që të mërkurën ai të arrestohet.

Abuzon seksualisht me një vajzë 12 vjeçe dhe përfundon në burg, por pas 18 vitesh shkon që ta kërkojë në Bologna të Italisë. Një makth i së kaluarës, i cili riktheu sërish frikë mes janarit dhe shkurtit të këtij viti për të dëmtuarën.

Në fillim e shqetësoi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas personalisht në Bologna, kur ajo tashmë 30 vjeçe, ishte në punë.

Kur u prezantua në vendin e saj të punës, ajo nuk ishte por u përball me kolegët e saj të cilëve iu drejtoi kërcënime të ashpra, duke bërtitur “Duhet të vdesë”.

Gjithçka pasi ai, një 36-vjeçar nga Napoli, n vitin 2001, kur ishte 18 vjeç, përdhunoi të miturën 12-vjeçare, të cilën e kishte fqinje. Një episod të cilin e mitura gjeti forcë ta denoncojë vetëm kur arriti moshën madhore dhe për këtë ngjarje në vitin 2015, i dyshuari u dënua nga Gjykata e Bologna për abuzim seksual.

Pas tre vitesh e dy muaj në qelitë e burgut të Bollate, 36-vjeçari në mes të vitit 2018 doli nga qeli dhe pas pak muajsh u vu në kërkim të gruas, tashmë 30 vjeçe.

36-vjeçari i papunë dhe pa vendqëndrim fiks, tentoi që ta kontaktonte gruan në rrjetet sociale, ku publikoi në profilin e saj një video ku shihej një burrë duke ngacmuar një vajzë. Siç vërtetuan hetimet, ai u paraqit në vendin e saj të punës dhe e kërcënoi.

Por i dyshuari nuk arriti që ta takojë asnjëherë të renë, pasi pronari i kompanisë ku ajo punonte, për motive sigurie e transferoi në një seli tjetër të kompanisë.

Në muajin shtator u mbyllën hetimet ndaj tij, duke bërë që policia ti drejtohet avokatit të të dyshuarit, duke qenë se prej tij nuk kishte gjurmë.