Lajme


Abuzoi me 27 djem, të bugosurit ‘marrin hak’ ndaj priftit pedofil

Postuar nga Isida Muco

2nd November 2018



Një prift pedofil që abuzoi seksualisht me 27 djem të rinj, ka apeluar për dënim të shkurtuar. Ai pretendoi se e meriton për shkak se u godit me një copë bukë në burg.

Ish-prifti nga New South Wales, John O’Sullivan u burgos për 6 vite në vitin 2016 për abuzimin e fëmijëve gjatë viteve 1971 dhe 1983.

Por 80-vjeçari gjithmonë ka pohuar se është ai viktima e vërtetë duke i thënë gjykatës se frikësohej për sigurinë e tij në burg dhe se ishte sulmuar.

Prifti pretendoi se një i burgosur e goditi në kokë me një copë buke dhe argumentoi se ishte një tregues i së ardhmes, me të cilën do përballet në burg.

Sidoqoftë gjykatësi jo vetëm refuzoi kërkesën e tij por i shtoi dënimit edhe 8 vite burg pasi u zbuluan më shumë vepra penale.

Gjykatësi tha se O’Sullivan nuk shfaqi keqardhje, nuk ka ndjeshmëri për viktimat e tij dhe nuk e pranon fajin.