Lajme


A është legjitime ushtria në Rinas? Presidenti Meta kërkon llogari.

Postuar nga Isida Muco

11th April 2019



Në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes vendosi që të ruajë Aeroportin e Rinasit me forcat e policisë ushtarake, ka mjaft pikëpyetje nëse kjo është e bazuar në Kushtetutë.

I pari që ngriti pretendime se me këtë vendim shkelej Kushtetura ishte kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa në lëvizje është vënë dhe presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pohon se:

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik.

Ndërkohë që në një reagim në rrjetet sociale, alarmin për vendosjen e Ushtrisë në Aeroport e ka ngritur dhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili i është drejtuar Metës me një letër