Lajme


8 vjeçari përfundon në overdozë, arsyeja shokuese pse nëna nuk lajmëroi ambulancën në çast…

Postuar nga Isida Muco

8th November 2019



I biri mori heroinë gabimisht dhe përfundoi në overdozë, por nëna nuk e lajmëroi ndihmën e shpejtë.

25-vjeçaren Sierra Rose Toroitich, e zuri gjumi pranë djalit 8 muajsh, ndërsa në krevat kishte lënë disa doza heroinë.

Duke lozur fëmija i gëlltiti, çka bëri që të kalojë në mbidozë. Gruaja e cila ndodhej në një hotel në Dickinson, të Dakotës së Veriut, duket se kishte tymosur marijjuanë para se ta zinte gjumi dhe kur u zgjua vuri e re që i biri nuk ishte mirë.

Por ajo zgjodhi që të mos kërkonte ndihmë, deri sa vogëlushi humbi ndjenjat. Në atë moment lajmëroi ndihmën e shpejtë, teksa i mituri me zor merrte frymë.

Fatmirësisht pas ndihmës së dhënë ai arriti të shpëtojë, por jo nëna e tij.

Ngjarja e kësaj fundjave bëri që Sierra të arrestohet e akuzuar për vrasje, ndërsa në gjykatë deklaroi se ishte paralizuar nga frika, por tha se është një nënë e mirë. Në pritje të dënimit ndaj saj, gruaja u ndalua që të ketë kontakte me tre fëmijët.