Lajme


5 milionë $ për Amazonën, Di Caprio ofron ndihmë për mushkëritë e botës.

Postuar nga Isida Muco

26th August 2019



Organizata mjedisore, “Amazon Forest”, e drejtuar  nga Leonardo DiCaprio ka vënë në dispozicion 5 milion dollarë per t’i ardhur në ndihmë Amazonës për shuarjen e zjarrit.

Sipas BBC aktori i njohur, DiCaprio ka depozituar 5 milionë dollarë në një fond emergjent  të Amazon Forest, të nisur nga Earth Alliance, një organizatë mjedisore që ai vetë e themeloi.

“Amazon Forest Fund” po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazon ndërsa zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.

Amazon ka shumë nevojë për burime për të luftuar zjarret që kanë përfshirë pyjet masive tropikale.

Jo vetëm që Amazon është një burim kritik për komunitetet autoktonë që jetojnë brenda dhe përreth tij, por është edhe një nga ekosistemet më të mëdhenj në planet, i cili luan një rol të madh në stabilizimin e klimës globale.