Shëndet


4 bajame në ditë parandalojnë kancerin.

Postuar nga Isida Muco

9th October 2019



Bajamet janë një ushqim i shkëlqyer për t’u ngrënë çdo ditë, sepse ato janë plot me proteina, vitamina dhe fibra. Konsumimi i tyre rregullisht mendohet se zvogëlon rrezikun për prekjen nga problemet shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës, mbipesha dhe diabeti tip 2.

Megjithëse ato gjithashtu kanë një sasi yndyre, ajo është kryesisht yndyrë e llojit të shëndetshëm, që mbron në të vërtetë zemrën tuaj. Bajamet përmbajnë mjaft kalori, kështu që është më mirë t’i hani ato nga pak çdo ditë.

Mund të tingëllojë e pabesueshme që vetëm katër bajame që mund të hani çdo ditë mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj.

Në një fije bajame ju do të merrni 3.5 gramë fibra, 6 gram proteina dhe 9 gram yndyrë. Bajamet gjithashtu japin një sasi të mirë të vitaminës E, manganit dhe magnezit. I pranishëm në sasi më të vogla, por domethënëse është bakri, kalciumi, riboflavina, hekuri, zinku dhe fosfori.