Lajme


25% e fëmijëve PAK mbesin jashtë sistemit arsimor.

Postuar nga Isida Muco

13th September 2018



Një e katërta e fëmijëve me aftësi të kufizuar rrezikojnë të mbeten jashtë dyerve të sistemit arsimor për shkak të pengesave të shumta që hasin, që nga pamundësia ekonomike, mungesa e infrastrukturës, shkollave speciale apo mësuesve të dedikuar. Të dhënat i përkasin një studimi të kryer nga organizata ndërkombëtare World Vision dhe vijnë vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri arsimor.

Nisja e vitit të ri arsimor 2018-2019 ditën e hënë duket se do ti gjej shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara jashtë dyerve të institucioneve të dijes.

Nga sa raporton organizata ndërkombëtare World Vision mbi 25% e fëmijëve në Shqipëri që vuajnë nga të paktën një aftësi e kufizuar nuk kanë akses në arsimin e detyrueshëm, dhe kjo për shumë arsye si pamundësia ekonomike, mungesa e infrastrukturës, shkollave speciale apo mësuesve të dedikuar.

Stigma dhe diskriminimi shoqëror për këtë kategori fëmijësh vijon të mbetet një plagë e pashëruar dhe njëherazi një barrierë e përhershme, pavarësisht programeve dhe projekteve shumë milionëshe të harxhuara në 27 vite.